Site icon Telegrafi

Maldini: Nuk do të bashkohem me këtë Milan

Paolo Maldini ka thënë se nuk do t’i bashkohet në asnjë mënyrë këtij bordi të Milanit. 

Legjenda e rossonerëve ka refuzuar të bashkohet me Milanin që është blerë nga Yonghong Li.

“A mund të bashkohem me Milanin e ri? Absolutisht jo”, ka thënë fillimisht Maldini.

“E kam marrë këtë vendim muaj më parë dhe mendoj që është i duhuri dhe i menduari. Kam folur me ta në tetor, i fundit ishte muajin e shkuar, por dyshimet mbeten”.

“Natyrisht unë gjithmonë do ta dua këtë skuadër, por ndjej pikëllim për epokën e Berlusconit, që solli shumë emocione te fansat dhe lojtarët”.

“Shpresoj që Milani të arrijë në nivele të larta”, ka thënë Maldini. /Telegrafi/

Exit mobile version