Telegrafi

Maldini: Mourinho kërkon të jetë në qendër të vëmendjes

“Pyetja e vjetër ‘kush do ta fitojë titullin’ është një intervistë klasike e para-sezonit. Lippi, edhe pse është trajner i kombëtares së Italisë, ka të gjitha të drejtat për të shprehur opinionin e tij”, ka thënë Maldini, i cili ishte në detyrë të kombëtares në Kupën Botërore 1998.

“E vërteta është se Mourinho vetëm dëshiron vëmendje. Ai gjithmonë do të jetë në qendër të vëmendjes dhe do të jetë në fokus të mediave, andaj ka krijuar kundërthënie nga asgjë”, ka shtuar italiani.