Paolo Maldini ka këmbëngulur se askush nuk e ka telefonuar nga pronarët e rinj të Milanit që vijnë nga Elliot Management.
Ikona e klubit Rossoner është lidhur me një rol në San Siro, sidomos pasi Yonghong Li humbi kontrollin dhe fondacioni amerikan i cili udhëhiqet nga një italian ndërhyri për t’i marrë parësipër borxhet dhe drejtimin e klubit.
“Askush nuk më ka telefonuar”.
“Gjithmonë kam qenë i hapur që të bisedoj, kështu që kurrë nuk i kam mbyllur dyert askujt për të biseduar”, u shpreh Maldini.
Maldini aktualisht është i angazhuar në ekipin e komentimit të platformës së transmetimit DAZN.
Ka shumë mundësi që një tjetër ish lojtar, Leonardo, të marrë pozitën e drejtorit teknik, kurse drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, është një prej top opsioneve për të marrë pozitën e njëjtë e Milani.
Klubi Rossonerë është i përjashtuar nga garat evropiane për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/