Paolo Maldini thotë se Milani ka të drejt që të besojë në vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Legjenda e Rossonerëve kas folur pas një ngjarje të mbajtur për të kur mori një pallka të dedikuar për të në Walk of Fame.
“Pas startit të vështirë, Milani ka mundësi që ta ndjek vendin e katërt”.
“Mendoj që është e drejt që ata të besojnë në një vend në Ligën e Kampionëve. Kjo pasi rezultatet vijnë kur beson”.
“Njëjtë vlen edhe për Scudetto, Napoli duhet të besojë dhe nuk duhet të dorëzohet, pasi të ardhmes nuk i dihet”.
“Ka pak gjasa që ta shohim Juventusin duke humbur, por nëse ju ndodh ata duhet të jenë aty”, ka thënë Maldini.
Milani është në vendin e gjashtë me 47 pikë dhe një ndeshje më pak./Telegrafi/