Telegrafi

Maldini mbështetet te Ronaldinho

“Edhe nëse Milani humb, duhet të jeni të sigurt se Kampionati do të mbetet i hapur ngjashëm sikurse është sot: ata nuk do të dorëzohen”, ka thënë ish-kapiteni i Rossonerëve për La Gazzetta dello Sport.

Maldini nuk ka mundur të japë parashikimet e tij për rezultatin e ndeshjes, por natyrshëm, ka favorizuar kuqezinjtë dhe njëherit ka mbështetur shpresat e tij te Ronaldinho.

“Të themi se gjithçka mund të ndodhë. Por shpresoj që Ronaldinho ta vendosë lojën…”, ka përfunduar ish-mbrojtësi italian. /Telegrafi/