Nënkampioni i botës me Kroacinë nuk është më një lojtar i Milanit.
Bëhet fjalë për Ivan Strinicin, i cili aktualisht është duke kërkuar një klub të ri pas një problemi me zemrën.
Leo Duarte, Rafael Leo dhe Ismael Bennacer gjatë ditë së sotme janë prezantuar te klubi i kuqezinjve dhe me këtë rast ka folur Paolo Maldini.
Ky i fundit ka konfirmuar se tashmë klubi ka liruar dy futbollistë, dy mbrojtësit e krahut të majtë – Strinic dhe Diego Laxalt.
“Të dy mbrojtësit po largohen, Laxalt dhe Strinic,” konfirmoi Paolo Maldini gjatë prezantimit zyrtar të tri futbollistëve.
Ndryshe, Milan tashmë ka sjell mbrojtësin e krahut të majtë të Real Madridit, Theo Hernandez, i cili është lënduar kohët e fundit në ndeshjet miqësore të Milanit. /Telegrafi/