Telegrafi

Maldini: Ishte vështirë kur refuzova Chelsean

Ish-menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, në fund të sezonit të kaluar mori drejtimin e ekipit anglez dhe dëshironte Maldini t’i bashkohet atij në stafin drejtues, por këtë mundësi e refuzoi italiani.

“Ishte vështirë t’i thuash jo Chelseat, por nuk dua të përmend arsyet për momentin. Kur disa propozime serioze do të arrijnë do të mendoj për atë. Ndërkohë do të vazhdoj me biznesin tim personal”, ka thënë legjenda e rosonerëve.