Paulo Maldini është një nga ikonat e futbollit dhe një legjendë e padiskutuar e Milanit.
Italiani e tregoi edhe një herë këtë, duke thënë se në mendjen e tij për të vazhduar karrierën në botën e futbollit janë vetëm klubi kuqezi nga Milano dhe Përfaqësuesja e Italisë.
“Rrugën time në futboll e kam bërë dhe nuk mund ta prek askush. Nëse unë më vonë kam dëshirën të bëjë diçka tjetër do ta shohim, do ishte një histori e mrekullueshme”.
“Është e vërtetë se karrierën time e kanë kufizuar paksa zgjedhjet e mia, përkatësisht Milani dhe Kombëtarja e Italisë”.
“Nuk e shikoj vetën duke punuar në një përfaqësuese tjetër, sidomos klub”, ka thënë Maldini për Sky Sport.
Mbrojtësi i famshëm italian aktualisht është bashkëpronar i Miami FC.
Gjatë karrierës si lojtar për Milanin është paraqitur në 902 ndeshje, ndërsa për Italinë 126. /Telegrafi/