Telegrafi

Maldini emërohet drejtor sportiv i Milanit

Milani ka promovuar zyrtarisht legjendën e klubit Paolo Maldini në rolin e drejtorit teknik.

Italiani ishte më parë Drejtor i Strategjisë dhe Zhvillimit Sportiv, por largimi i Leonardos i ka mundësuar atij që të merr rolin e ri në klub.

“Paolo mishëron atë cilësi dhe ato vlera që janë themelet e klubit tonë”, tha CEO i klubit, Ivan Gazidis.

“Unë jam i lumtur që e kam në krye të zonës sonë sportive. Me të, ne do të jemi në gjendje të ndërtojmë një klub modern, të formuar nga profesionistë të cilësisë më të lartë”.

“Do të jetë një udhëtim që do të ndjekim së bashku për të ndërtuar një projekt sfidues dhe bindës, i cili do të kërkojë energji dhe përkushtim të madh”.

“Paolo është një pjesë integrale e AC Milan dhe e njeh rrugën për sukses. Ai do të jetë një pikë referimi e rëndësishme për të gjithë”, tha Gazidis.

Ish-futbollisti 50-vjeçar mban rekordin e paraqitjeve me klubin kuqezi, ku ka luajtur 902 herë për milanistët midis 1985 dhe 2009 dhe ka fituar 26 trofe. /Telegrafi/