Paolo Maldini thuhet se ka thirrur personalisht sulmuesin kroat, Mario Mandzukic, i cili konfirmoi se mezi pret të bashkohet me Milanin.
Rossonerët janë në bisedime për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Juventusit dhe sipas Il Corriere della Sera, drejtori teknik i klubit, Paolo Maldini, tashmë ka pasur disa biseda telefonike me kroatin.
Milani thuhet se është i gatshëm të ofrojë një marrëveshje prej 1.8 milion eurosh për të nënshkruar 34-vjeçarin i cili mund të transferohet në San Siro si lojtar i lirë.
Mandzukic thuhet se i ka thënë Maldinit se do të ishte i lumtur të bashkohej me Rossonerët.
📞 Maldini y Mandzukic han estado en contacto telefónico un par de veces. El croata ha dejado claro que le encantaría jugar en el Milan.
El club rossonero prepara una oferta de 1.8M€ por 6 meses.
[CorSera] pic.twitter.com/32u1N4geCI
— Spazio Milan 🇮🇹 (@SpazioMilan) January 15, 2021
Megjithatë, Milani ende duhet të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të ish-sulmuesit të Bayern Munichut, i cili luajti ndeshjen e tij të fundit konkurruese në mars të vitit 2020.
Sulmuesi kroat përfundoi kontratën e tij me Juventusin në dhjetor të 2019 pas 44 golave në 162 ndeshje në të gjitha garat me Bianconerët. /Telegrafi/