Paolo Maldini e ka konfirmuar se Milani ka plan ya blejë Tiemoue Bakayokon përfundimisht nga Chelsea.
Mesfushori francez u bashkua me Milanin nga anglezët si huazim dhe në fillimet e tij kishte vështirësi.
Ish ylli i Monacos tani e ka treguar vetën me fanellën e Rossonerëve dhe Maldini tregon që duan ta blejnë.
“[Bakayoko] ka treguar karakter të madh”.
“Ai nuk e nisi mirë dhe iu desh të adaptohet në një situatë krejtësisht të re. Jemi super të lumtur me të dhe duam që ta mbajmë”.
“Do ta varet nga Financial Fair Play dhe pozicioni final në kampionat. [Kualifikimi për] në Ligën e Kampionëve, do të ketë rol në blerje, por edhe në atmosferën në skuadër”.
Bakayoko ka bërë 25 paraqitje dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/