Site icon Telegrafi

Malcom thyen heshtjen, pasi ka kaluar dy muaj pa luajtur

Malcom (Foto: Instagram/malcomoliveira_97)

Malcom u bë një prej transferimeve më të shtrenjta në histori të Zenit Saint Petersburgut gjatë verës, mirëpo ai ka luajtur vetëm 64 minuta prej se u transferua nga Barcelona.

Klubi rus shpenzoi 40 milionë euro për sulmuesin brazilian, mirëpo ai nuk ka luajtur që nga 8 gushti si pasojë e lëndimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Malcom

“Kam një lëndim shumë delikat dhe të ndjeshëm. Më dhemb një apo dy ditë dhe pastaj nuk ndjej dhimbje, por kur e godas topin me pakëz më shumë forcë, më dhemb sërish”. është shprehur Malcom për faqen zyrtare të Zenitit.

“Tifozët e klubit nuk duhet të shqetësohen, sepse rikuperimi im do të ndodhë shpejt dhe do të luaj sa më shpejt që është e mundur duke u ofruar kënaqësi”.

“Kur të kthehem, do të jap më të mirën, ashtu si kam bërë gjithmonë. Dua të luaj në Ligën e Kampinëve me Zenitin”, ka deklaruar 22-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.

Malcom është aktivizuar vetëm në dy ndeshje për klubin rus, ndaj Krasnodarit dhe Dynamo Moskës para dy muajsh. /Telegrafi/

Exit mobile version