Transferimi i ri i Barcelonës, Malcom, ka hapur zemrën e tij për ëndrrrën që ka pasur për të kaluar në Camp Nou.
Ai ka pranuar se madje edhe në video lojëra gjithmonë përzgjidhte Barcelonën si skuadrën e tij të preferuar për të luajtur.
Malcom ishte afër kalimit te Roma, por vendosi të nënshkruajë me Barcelonën për 36.5 milionë euro.
“Kam arritur që të vij te klubi më i mirë në botë”.
“Barcelona është më shumë se një klub për mua dhe jam i privilegjuar që jam këtu”.
“Në video lojëra gjithnjë luaja me Barcelonën dhe gjithmonë kam dashur të luaj këtu sepse më pëlqen stili i lojës”.
“Dua të punoj shumë dhe të fitoj tituj e të bëj histori”.
“Dua të luaj me Messin, loljtarin më të mirë në botë”, deklaroi Malcom. /Telegrafi/