Telegrafi

Malcom i lumtur nëse interesimi i Bayernit është i vërtetë

Foto: Bayern mania/Twitter ‏

Malcom si në janar, ashtu edhe në afatin kalimtar të verës pritet të jetë një nga emrat më të përfolur.

Ylli i Bordeaux fillimisht ishte i lidhur me një kalim në Ligën Premier, por në fund përfundoi në radarin e Bayern Munich.

Ai nga mediat gjermane shikohet si zëvendësuesi i Arjen Robben dhe për këtë braziliani u shpreh i lumtur.

Lexo po ashtu Malcom do të largohet nga Bordeaux, gjashtë skuadra të mëdha e duan brazilianin

“Nuk e di si është situata, nuk kam folur me agjentët e mi”.

“Por, nëse zërat rreth Bayernit janë të vërtetë, do të ndihesha i lumtur. Bayerni është një nga klubet më të mëdha në botë”, ka thënë Malcom për Blid.

21-vjeçari këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në Ligue 1.

Vlera e kartonit të tij besohet se është rreth 55 milionë euro. /Telegrafi/