Telegrafi

Malcom kryen testet mjekësore te Roma në javën e ardhshme  

Sulmuesi anësor i Bordeaux, Malcom, thuhet se do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Roma gjatë ditës së martë, në javën e ardhshme.

Roma thuhet se ka arritur marrëveshje pas bisedimeve me Bordeaux për shifrën që do ta paguaj për Malcom.

Por, gazetari i Premium Sport, Andersinho Marques, pretendon se Giallorossët duhet të presin që 21-vjeçari të arrijë në fillim të javës së ardhshme.

Lexo po ashtu Agjenti i Malcomit konfirmon bisedimet me Romën

Në anën tjetër mediumi Eurosport sugjeron se një marrëveshje është afër, me ofertën e Romës prej 36-37 milionë eurosh përfshirë bonuset, e cila përputhet me atë të Bordeaux që vazhdon të kërkoj 40 milionë euro.

Futbollisti i talentuar brazilian thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me klubin italian.

Lexo po ashtu Roma ka gati goditjen e madhe, bëhet ofertë zyrtare për Malcom

Malcom mendohet se ka pranuar tashmë propozimin e Romës për një kontratë pesëvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në sezon.

Ylli brazilian ka qenë gjithashtu i lidhur edhe me Interin në Serie A dhe Evertonin në Ligën Premier. /Telegrafi/