Sulmuesi brazilian Malcom, është bërë njëri nga më të përfolurit në Evropë.
Ditë më parë Malcom u zyrtarizua nga Roma si lojtar i tyre më i ri, por disa orë më vonë ai ndërroi mendje duke pranuar ofertën e Barcelonës.
Anësori nga Brazili u largua nga Bordeaux për të nënshkruar zyrtarisht me kampionët e Spanjës.
E pas zyrtarizimit si futbollist i Barcelonës, Malcom ka thënë se ka ëndërruar gjithmonë klubin katalunas.
👟💥⚽👏
💙❤ #EnjoyMalcom pic.twitter.com/MKrU5ddr4b— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 26, 2018
“Kam qenë gjithmonë i qetë për të ardhmen time, pasi menaxherët e mi janë të angazhuar për këtë punë”.
“Ishte një shans i madh të nënshkruaja me Barcelonën dhe e kam bërë me kënaqësi. Do të luaj me lojtarët më të mirë në botë”, u shpreh braziliani.
“E kam dashur gjithmonë Barcelonën, kam ëndërruar për tu transferuar këtu”, tha Malcom.
Malcom pritet që debutimin e tij me Barcelonën në ndeshjen miqësore ndaj Tottenham. /Telegrafi/