Busti i Ramiz Sadikut ende qëdnron i vetëm në parkun e qytetit në Prishtinë. Prej aty është larguar ai i shokut të tij të luftës partizane, Boro Vukmiroviq.
Pikërisht kjo mungesë, e bustit të Boros, që ishte malazez u bë njëra nga arsyet që kryetari i Unionit të malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq hyri të hënën në grevë urie.
Thotë se është i dëshpëruar në udhëheqjen komunale të kryeqytetit, që nuk po bëjnë gjë që të kthejnë figurën e malazezit pranë asaj të Ramizit në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Në fakt, nga kabineti i Shpend Ahmetit, kanë sqaruar se do të merren me mungesën e bustit të Boro Vukmiroviqit, por se njëherë duhet sqaruar rrethanat se si erdhi deri të shkatërrimi i tij.