Site icon Telegrafi

Malazezët e Kosovës mirëpresin takimin Mustafa–Markoviq

Malazezët e Kosovës përmes një njoftimi për media bëjnë të ditur se kanë mirëpritur takimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij të Malit të Zi, Dushko Markoviq, që një ditë më parë u mbajt në Shqipëri.

Slobodan Vujiçiq, kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, thekson se takimi i dy kryeministrave, jo vetëm që është një konfirmim i marrëdhënieve miqësore midis dy popujve dhe dy shteteve por është konfirmim i qartë i aspiratës së përbashkët për të arritur vlerat civilizuese dhe qëllimet strategjike të njëjta.

“…Prandaj, ne si malazezë të Kosovës jemi  krenar për të dyja vendet”, thuhet në deklaratën e Vujiçiqit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version