Malavi i ka kërkuar ish-boksierit, Mike Tyson, që të bëhet ambasadori zyrtar për prodhimin e kanabisit të vendit të tyre.
Ministri i Bujqësisë, Lobin Low i dërgoi një letër amerikanit duke e ftuar atë të merrte rolin dhe tha se legalizimi në Malavi kishte krijuar mundësi të reja.
Tyson, një ish-kampion i botës në peshën e rëndë, është një sipërmarrës dhe ka investuar në një fermë kanabisi në SHBA, raporton bbc.
Por ky veprim është kritikuar nga disa pasi ish-boksieri u burgos për përdhunim seksual në vitet 1990, transmeton Telegrafi.
Mediat lokale raportuan se Tyson pritej të vizitonte Malavi javën e kaluar, por udhëtimi u shty.
Malavi legalizoi rritjen dhe përpunimin e kanabisit për përdorim medicinal vitin e kaluar, por nuk e legalizoi atë për përdorim personal.
Tyson ka thënë se pirja e duhanit kanabis e ndihmoi në përmirësimin e shëndetit mendor dhe i ndryshoi jetën. Megjithatë, disa studime kanë sugjeruar që pirja e duhanit të kanabisit të fuqishëm mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve serioze mendore.
Ish-boksieri u burgos në vitin 1992 pasi u dënua për përdhunim në Indiana. Ai u lirua në vitin 1995 pasi kreu më pak se tre vjet dënim. /Telegrafi/