Telegrafi

Malaria në Kamboxhia merr 407 viktima

Me malarie, e cila nxit ethe, dhimbje koke dhe dhimbje në muskuj e nyje, nga maji i kaluar janë infektuar 40.000 njerëz, ka thënë sot Ngan Chanta, drejtor i programit për luftë kundër malaries në Ministrinë e shëndetësisë së Kamboxhias.

"Ky është numri më i madh i të infektuarve që është shënuar ndonjëherë në Kamboxhia", ka thënë Chanta dhe ka shtuar se që nga viti 1998 me malarie janë infektuar 16.000 njerëz, prej të cilëve 424 kanë vdekur.

Me mijëra fëmijë të sëmurë kanë kërkuar trajtim mjekësor gjatë vitit të kaluar në katër spitale të cilat mbështeten financiarisht nga Zvicra, por doktorët kanë deklaruar që nuk kanë kushte të mjaftueshme për shërimin e gjithë të sëmurëve, transmeton agjencia Reuters.