Site icon Telegrafi

Malaj lëndohet rëndë

Ai u këshillua nga stafi mjekësor që të mos luajë ndaj Ferizajt, por dëshira e madhe për t’i ndihmuar Prishtinës bëri që ai të startojë nga minuta e parë.

E një gjëje të tillë, Malaj do t’ia sheh ‘sherrin’ deri në muajin tetor. Pas testeve të fundit mjekësore, futbollistit iu është ndaluar rreptësishtë çdo kontakt me topin për minimum tri javë. Këtë e konfirmoi vetë futbollisti për Arena, duke shtuar që nuk ka pasur presion nga Tovërlani për të luajtur, njofton Tribuna.

“Unë kam lënduar ligamentet e këmbës së majtë ndaj Partizanit. Mjekët më kanë këshilluar që të mos luaj ndaj Ferizajt ndërsa as trajneri nuk më ka bërë presion që të luaj. Unë kam vendosur vetë, sepse desha t’iu ndihmoj shokëve. Pas testeve, doktori më ka thënë që të mos stërviti fare për tri javë”, deklaroi ai për Arena. /Telegrafi/ 

Exit mobile version