Telegrafi

Mal Retkoceri fiton edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSh

Mal Retkoceri (Foto: RTSh/Instagram)

Ka përfunduar edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Plot 22 finalistë u ngjitën në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve, për të interpretuar live këngët e tyre konkurruese, shoqëruar nga orkestra simfonike e RTSh-së.

Fitues i këtij edicioni i shpall këngëtari i ri nga Kosova, Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.

Kjo është pjesëmarrja e parë e tij në këtë festival dhe njëherësh “Çmendur” është edhe debutimi i tij i parë në muzikë.

Kënga “Çmendur” është një kompozim i vet Malit, i cili njashtu ka shkruar edhe vargjet e tekstit dhe ka realizuar edhe orkestrimin.

Fitorja e tij vjen si një befasi në opinionin publik, kjo pasi prej kohësh në media dhe rrjetet sociale shiheshin si pretendente të forta emrat e dëshmuar si Elsa Lila apo Besa Kokëdhima.

Mal Retkoceri i cili me profesion është arkitekt, në publikun shqiptar është i njohur gjegjësisht edhe si djali i këngëtares së njohur popullore, Violetë Kukaj. /Telegrafi/