Diçka e pazakontë ka ndodhur në Kolorado.
Një ari u ngjit deri në katin e dytë të shtëpisë së një familje në Steamboat Springs dhe hyri në dhomën e tyre, transmeton Telegrafi.
Bisha u vu re nga një fqinj, i cili kapi këto pamje.
Heidi Hannah e kuptoi se pronarja nuk ishte në shtëpi në kohën kur ariu hyri në shtëpinë e gjelbër dhe thirri policinë për ndihmë.
Siç shihet, ariu arriti të ngjitej deri në dritaren e katit të dytë dhe hynte e dilte jashtë. Dikur, ai u pa derisa u arratis nga dritarja e katit të parë.