Dy vetë vdiqën, një duzinë tjetër u shtrua në spital dhe qindra të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore pas dyshimeve mbi konsumin e dozave të drogës në një festival muzikor në Sidnej të Australisë.
Një 23 vjeçar dhe një grua 21 vjeçare vdiqën të shtunën pasi u rrëzuan në festivalin Defqon.1, tha policia.
Dy nga 13 personat e tjerë të shtruar në spital mbeten në gjendje kritike, ndërsa 700 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, përcjell Shekulli.
Policia ka akuzuar 10 persona për furnizimin me drogë, duke përfshirë dy adoleshentë të cilët thuhet se kanë shpërndarë 120 kapsula në festival.
Organizatorët e festivalit të muzikës vjetore të vallëzimit, të që zhvillohet në vend që prej vitit 2009, thonë në faqen e tyre të internetit se festivali ka një politikë zero tolerancë ndaj drogave ilegale.