Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti thotë se në perimetër prej 3.5 dri në 5 kilometra po realizohet kërkimi i 3 shtetasve të Kosovës të cilët me veturë ranë në ujërat e lumit Lepenc në Maqedoni.
“Nuk ka shenja akoma. Nuk flasim për shpresa dhe nuk mund të flasim për afate kohore. E dini shumë mirë para disa muajsh në një fatkeqësi të ngjashme në komunën e Tetovës, ku një djalosh i ri nga Kumanova ra, pas ditës së 7 neve arritëm që ta gjejmë trupin. Pra neve nuk do të përfundojmë deri në mbylljen me sukses të këtij operacioni” – tha Bekim Maksuti.
Ndryshe vazhdon aksioni nga zjarrfikësit, policia e Maqedonisë, nga ekipe të kërkim-shpëtimit nga vendi si dhe FSK-ja nga Kosova për veturën e cila u aksidentua në parakalim dhe përfundoi në lumin Lepenc gjatë ditës së djeshme.
Por deri tani ende nuk është gjetur vetura dhe tre trupat tjerë, përveq njërit që u gjet gjatë ditës së djeshme i cili është gjallë dhe po merr ndihmën në spital.