Deputetët me 81 vota e kanë zgjedhur Maksim Acevskin për kryetar të Entit Shtetëror të Revizionit.
Zgjedhjen e tij deputetët e përshëndetën me duartrokitje, ndërsa ai u betua para tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Acevski pas zgjedhjes, nga foltorja deklaroi se është nder për të të jetë në pozitën e kryetarit të Revizionit dhe tha se do të punojë sipas ligjeve, gjegjësisht nuk do ta tradhtojë besimin.
Ndryshe, Enti Shtetëror i Revizionit gati dy vjet ka qenë pa kryetar, ndërsa mandati i ushtruesit të detyrës, skadoi më 5 tetor./Telegrafi/