Site icon Telegrafi

Makraduli: Për një ditë 17 lajme të rreme

Përfaqësues të partisë maqedonase në pushtet LSDM reagojnë ndaj lajmeve kinse mbështetës të tyre kanë brohoritur ‘severna, severna’ me urdhër në Meçkin Kamen gjatë festimit të Ditës së Republikës në Krushevë.

“OBRM-PDUKM për një ditë rigjeneroi 17 lajme të rreme. Kjo është dëshmi për 11 vitet e rreme por edhe paralajmërim se çfarë fushate të pistë na pret me ato në të ardhmen. Për fat të keq këtu përfshihen edhe disa media dhe organizata joqeveritare që ju ndihmuan. Kemi fat që shumica e qytetarëve janë të përcaktuar për të ardhmen, të vetëdijshëm për manipulimet dhe të gatshëm të zgjedhin të ardhme më të mirë”, komentoi Jani Makraduli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në profilin në ‘Facebook’ ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski.

“OBRM-PDUKM u shndërrua në ‘fale news’ parti. S’ka ide, projekte dhe vizion. Mbrojtja e krimit dhe lajme të rreme. Fundi në politikë”, shkroi ish ministri i Bujqësisë, Nikollovski./Telegrafi/

Exit mobile version