Që kur qeveria e kryeministrit për zgjedhje i anuloi vendimet e Oliverit, Todor Petrovin do ta rrahin sërish?
E anuluan edhe padinë kundër njerëzve të cilët e sulmuan?
Ia kthyen defterin Goranit që të vazhdojë ti ndjek prokuroret e PSP?
Mos vallë sërish janë duke e montuar makinën e Pepiq?
Nuk kam lexuar, por nuk do të më befasojë, nëse i kanë shpallur të pavlefshme edhe konferencat për shtyp të Nikolovskit për krimin e zbuluar në Ministrinë e bujqësisë dhe mënyrën e financimit të mediave?
Do të sjell Dimitriev vendim për mbylljen e çerdhes për fëmijë që e hapi Remenski?
Ose Stavreski më në fund vetë është nisur për hiper-produksion të huazimeve për çokollata të reja për “të çmendurit”?
Mos vallë kanë marrë vendim për furnizim urgjent me kompjuterë sipas metodës së Ivo?
Tani anëtari i vërtetë i DPMNE, do ta kishte kthyer rrogën e nënshkruar nga Oliveri dhe Frosina. Ah, ore Pribe për kë u mundove …, ironizon Jani Makraduli në profilin e tij të Facebook./Telegrafi/