Zbatimi i zgjidhjeve teknologjike në Maqedoni për trajtimin e mbeturinave me ç’rast si rezultat fitohet energjia ishte në fokus të panel diskutimit me temë “Nga mbeturina deri te energjia – sfida dhe mundësi” që sot u mbajt në Shkup në kuadër të Javës Evropiane për zvogëllimin e mbeturinave.
Në debatin në organizim të Ministrisë së Mjedisit Hapësinor dhe Planifikim Hapësinor dhe Shoqatës së qytetarëve “Go Green” me përvojat e tyre u prezantuan INA Energo Sistem Shkup, partner i Maqedonisë, kompania “Vezë Sharri” dhe “Lecker” si shembuj të mirë për shfrytëzimin e ndryshëm të mbeturinave komunale për fitimin e energjisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia mund të lavdërohet me shembuj të cilët vlerësohen në nivel rajonal si shembuj të mirë dhe të cilët mundësojnë jo vetëm të bëhemi më të pavarur në aspektin energjetik, por në këtë mënyrë kontribuojmë drejt zvogëlimit të ndotjes së ajrit”, tha Makraduli.
Në hapjen e panel diskutimit mori pjesë edhe Jaromir Leviçek nga Delegacioni i BE-së në Maqedoni, i cili e theksoi faktin se në shtetet e BE-së riciklohen përafërsisht 42 për qind e mbeturinave./Telegrafi/