Site icon Telegrafi

Makraduli: Jugohromi do të fillojë me punë kur do të përmbushen kushtet për ambient të pastër

“Përderisa Jugohromi nuk i përmbush kushtet dhe nuk investohet në mbrojtje të ambientit jetësor, nuk duhet të punojë”, deklaroi sot zv.ministri i Ambientit Jetësor, Jani Makraduli.

“Investuesit kanë marrë detyrat e tyre dhe për fat të keq po vonohen me përmbushjen e tyre. Ne jemi të vendosur se përderisa nuk përmbushen kushtet, Jugohromi nuk duhet të punojë”, tha Makraduli, duke u përgjigjur para gazetarëve gjatë aksionit të sotëm të pastrimit të Liqenit Kozjak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Minstria e Ambientit Jetësor kanë kontaktuar me menaxhmentin e Jugohromit dhe presin të informohen për atë që është arritur nga investimet, ndërsa më pas do të bëjnë vlerësim nëse janë përmbushur kushtet.

Makraduli tha se nuk kanë biseduar për afate të reja për ndërtimin e filtrave, ndërsa vitin e kaluar u përfol se Jugohromi do të fillojë me punë në mars ose prill të këtij viti./Telegrafi/

Exit mobile version