Telegrafi

Makraduli: Gjatë viteve 2017 dhe 2018 është ulur në mënyrë drastike importi i mbeturinave

Në vitin 2018 nuk janë importuar mbeturina të rrezikshme në vendin tonë, tha zv.ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli. Ai shtoi se askush nuk ka marrë leje që të importojë mbeturina dhe të njëjtat t’i ruajnë diku.

Makraduli tha se as deponia “Drislla” nuk ka marrë leje për importin e mbeturinave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai deklaroi se kontrollet janë të vazhdueshme dhe se ka sistem në të cilin janë nënshkruesit e ratifikimeve, të cilat ekzistojnë si Konventa e Bazelit, ndërsa e cila zbatohet me shtete tjera.

Makraduli tha se punojnë që ta kthejnë besimin tek qytetarët.

Ndërsa potencoi se çdo aktivitet joligjor është subjekt i ligjeve penale në vend./Telegrafi/