Licenca për ruajtjen e veprimtarisë së energjisë të naftës të papërpunuar, derivateve të naftës, biokarburantet dhe karburantet për transport të Makpetrolit SHA ka skaduar dje, ndërsa, siç informohet nga kjo kompani, ka paraqitur një kërkesë për vazhdimin e së njëjtës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Makpetrol SHA Shkup ka paraqitur një kërkesë për zgjatjen e licencës nga 10.07.2015, dhe përveç kësaj ka siguruar dokumentacion mbi bazën e të cilit licenca është lëshuar në vitin 2005,” thuhet në deklaratë. /Telegrafi/