Kompania Makpetrol njofton se vendimi i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE) ia ka vazhduar kësaj kompanie edhe për një vit, pa kërkuar një gjë të këtillë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo kompani njofton se vendimi i KRRE-së, jo vetëm që qështë i paligjshëm, por ka edhe elemente detyruese, pasi që e ka vazhduar këtë licencë pa kërkesën e saj.
Gjithnjë sipas reagimit të kompanisë Makpetrol, që nga 28 dhjetori i vitit 2015, është tërhequr kërkesa e dorëzuar disa muaj më parë te KRRE-ja për t’u vazhduar licenca edhe për një muaj, ndërkaq vazhdimi i saj e detyron kompaninë që të pranojë obligimet për deponimin e rezervave të naftës së papërpunuar, derivateve të saj, biokarburanteve dhe karburanteve, pa ndonjë obligim ligjor.
Makpetrol njofton se ky vendim do t’i sjellë dëme financiare kompanisë, kurse shteti nuk paguan asgjë për deponimin e rezervave të naftës, duke theksuar se do të ndërmarrin çdo hap juridik për ta kundërshtuar këtë vendim të KRRE-së./Telegrafi/