Sipas marrëveshjes në mes “Makpetrol”dhe “Gazprom Export”, si dhe lëvizjes së çmimit të gazit natyror në bursat botërore, “Makpetrol” i njofton konsumatorët dhe opinionin e gjerë se çmimi i gazi për muajin shkurt do të ulet me 40% për megavat orë, krahasuar me çmimin për muajin janar të këtij viti.
“Njëkohësisht ju njoftojmë se çmimi me pakicë i derivateve për automjete, Metani (CNG), i cili shitet në pompat e Makpetrol, është ulur për 41 denarë për kilogram në krahasim me çmimin e muajit të kaluar, i cili ishte denarë 123,50 për kilogram, gjegjësisht çmimi i ri do të jetë 82,50 denarë për kilogram ose 58,40 denarë për litër”, njoftojnë nga Makpetrol.