Site icon Telegrafi

Makineria e fabrikës i zë kokën, humb jetën 26-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.

Mediat vendase raportojnë se Anila Grishaj ka vdekur pas një aksidenti në punë, në një fabrikë ushqimore në Pieve di Soligo, të rajonit të Trevisos.

Të resë shqiptare i ka ngecur koka brenda një makinerie dhe si pasojë ka ndërruar jetë menjëherë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë me shpejtësi karabinierët, ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit, por nuk mund të bëhej asgjë për të shpëtuar 26-vjeçaren. Sipas raporteve paraprake shkak për vdekjen e menjëhershme është bërë shtypja e rruazave të qafës.

Kompania ku punonte viktima merret me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira./A2 CNN

Exit mobile version