Telegrafi

Makineri golash – Harry Kane me numra rekord te Bayern Munich

Bayern Munich sot ka siguruar plasmanin në mesin e 16-të ekipeve më të mirë të Ligës së Kampionëve, pasi fitoi ndaj Galatasaray me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve.

Bavarezët shënuan dy herë pas minutës së 80-të, ku në të dy golat qëndron nënshkrimi i Harry Kane.

Numrat e Harry Kane janë një histori e veçantë për këtë sezon.

Sulmuesi anglez, i cili mbërriti në Bayern Munich këtë verë për 95 milionë euro nga Tottenham, po shkatërron kundërshtarët si në Bundesligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Kane ka luajtur 15 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka shënuar 19 gola, duke dhuruar edhe shtatë asistime.

Në pesë ndeshjet e fundit, ai ka shënuar 10 gola dhe ka shtuar dy asistime. /Telegrafi/