Iain Inglis nga Swindon i Anglisë, e ka dërguar makinën për një kontroll rutinë në një garazh të afërt.
Por, kur ka parë filmimin nga kamera që ndodhet brenda, ka zbuluar se makinën e tij të preferuar e kishin nxjerrë për xhiro në qytet, transmeton Telegrafi.
Madje, mekaniku nuk e ka kursyer aspak këtë Mazda RX-8, duke e vozitur me shpejtësi dhe në mënyrë jo shumë të kujdesshme.
Megjithëse është shqetësuar për rastin, ai nuk dëshiron që të ngre padi ndaj punonjësit. /Telegrafi/
https://youtu.be/Qol0xF-MDkw