Site icon Telegrafi

Makinën e invalidëve e shndërroi në Batmobile

Me javë planifikoi dhe punoi materialet për makinën e tij, ndërsa sot me krenari e ekspozon në Worcestershire. “Njerëzit ndalen sa herë më shohin. Reagimet ndaj Batmobile-it tim vërtetë janë të shkëlqyeshme. Dhjetëra njerëz më kanë thënë se ju pëlqen shumë”, tha Brian.

Ai thotë se ndihet si yll dhe i bën njerëzit të qeshen. Ai thotë se në këtë ndërmarrje për ta shndërruar makinën e invalidëve në makinë të Batmanit i kanë ndihmuar edhe nipërit dhe mbesat, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/

 

Exit mobile version