Kaloi gjysma e vitit 2019, ndërsa në treg janë hedhur më se dhjetë makina SUV
Shumica e atyre që duan një makinë SUV, interesohen në rehatinë, luksin dhe teknologjinë që ofron dhe jo në fuqi të lartë, transmeton Telegrafi.
Por, pse të mos kërkohet një makinë, që ofron shpejtësi të lartë dhe të frikësohen nganjëherë familjarët, kur vozitet me shpejtësi edhe nëpër terrene të vështira.
Që nga fillimi i përhapjes së makinave SUV, gjithnjë e më shumë po bëhen më të fuqishme dhe me kuaj fuqitë që i kanë tani, mund të krahasohen me makinat sportive.
Tani që ka kaluar gjysma e vitit 2019, janë dhjetë makina SUV që janë prodhuar gjatë këtij vitit, ndërsa të ngjashme pritet të ketë edhe në vazhdim.
Rolls-Royce Cullinan – 563 kuaj fuqi
BMW X6 M – 567 kuaj fuqi
Range Rover Sport SVR – 575 kuaj fuqi
Mercedes-AMG GLS63 – 577 kuaj fuqi
Mercedes-AMG GLE63 S – 577 kuaj fuqi
Mercedes-AMG G63 – 577 kuaj fuqi
Maserati Levante Trofeo – 582 kuaj fuqi
Bentley Bentayga Speed – 626 kuaj fuqi
Lamborghini Urus – 641 kuaj fuqi
Jeep Grand Cherokee Trackhawk – 707 kuaj fuqi