Gjatë këtij viti, ka pasur shumë makina të mira, performanca e të cilave kalonte nivelet e pritshmërisë
Para se të testohet një makinë, shikohen specifikat dhe krahasohet përvoja me makinat e ngjashme nga i njëjti prodhues, derisa performanca që japë në fund, për njohësit e makinave nuk është befasi, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, këtë vit ekspertët i kanë vlerësuar lartë tri makina, specifikat e së cilave nuk dukeshin se ofron shumë, por performanca që dhanë ishte mbresëlënëse.
Si finaliste, CarBuzz i ka vlerësuar BMW Alpina B7 dhe Toyota Corolla Hybrid, ndërsa fituese Chevrolet Blazer.
BMW Alpina B7
Modeli Alpina B7 është versioni më special i 7 Series, që është krijuar për herë të parë nga Alpina. Kjo makinë me 4.4 litra V8 që prodhon 600 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 3.5 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 330 kilometra në orë.
Shpejtësia që e arrin dhe rehatia në ngasje, e bëjnë këtë makinë shumë më të lehtë dhe praktike në përdorim, s sa makinat nga linja M. Me çmim prej 128 mijë eurove, BMW Alpina B7 është një investim shumë i mirë, që mundëson një vozitje të lehtë dhe me performancë shumë të dëshirueshme.
Toyota Corolla Hybrid
Lehtë mund të shpjegohet, pse kjo Toyota është një prej finalistëve të këtij viti sa i përket performancës. Kjo makinë e ka nivelin e njëjtë të shpenzimit të benzinës si një Prius, derisa ofron shpejtësinë e Corolla.
Megjithëse Prius është një makinë shumë ekonomike dhe në shoqëri me ambientin, ngasja saj nuk është aq atraktive. As dizajnin nuk e ka aq të dëshirueshëm, nuk arrin shpejtësi, derisa mund të rrotullohet në kthesa.
Megjithëse e ka të njëjtën platformë, si dhe shpenzon 52 mpg apo milje për galon, është makinë mjaft e mirë dhe shumë e këndshme në vozitje. Dizajni i Corolla është shumë më i mirë dhe ka rehati më të madhe, derisa kushton 20 mijë euro, që është më i lirë se Prius.
Chevrolet Blazer
Kur u prezantua Chevrolet Blazer, ka rënë në sy platforma e ndërtimit që përbëhet nga dy pjesë, i ngjashëm me Ford Bronco, derisa çmimi prej 45 mijë eurove, dukej shumë i lartë. Andaj, mund të thuhet se pse kjo makinë që nuk i bën njerëzit të kthejnë kokën pas saj, të jetë në krye të këtij klasifikimi.
Brendia e Chevrolet Blazer është shumë komode, me hapësirë prej një metri në pjesën e pasme për të zgjatur këmbët, që është më e madhe se te Lexus LS 500. Ka teknologji të lartë si rezolucioni i lart i sistemit të kamerës së perspektivës së zogut, pasqyrë digjitale për kontrollimin e pjesës së pasme dhe vet parkim.
Derisa çmimi është i lartë, performanca e lart dhe lehtësira që i ofron shoferit, kanë bërë që të befasojnë për të mirë. /Telegrafi/