Telegrafi

Makinat ende me targa të vjetra

Për deputetin Ibrahim Makolli, vendimi i këtij viti është një absurditet. “Makinat me targa serbe nuk kanë sigurim në Kosovë. Sigurimi është i ndarë dhe dëmet e paguara këtu llogariten deri në 2 miliardë euro në vit”, thotë ai, për Top Channel.

Ndërsa Policia e Kosovës sqaron se targa të tilla nuk do të lejohen më në Kosovë, përveç atyre që mund të kalojnë transit në shtetin e ri. “Tani Kosova është shtet i pavarur dhe nuk lejohet të ketë regjistrime të tilla. Por nëse ato janë lëshuar në mënyrë të ligjshme në Serbi, për të qarkulluar në Kosovë, atëherë i lejon ligji që është miratuar më herët”, tha zëdhënësi Baki Kelani.

Ndërkohë, institucionet përgjegjëse bëjnë të ditur se targat e reja do të dalin nga fundi i vitit dhe se do të propozohet që makinat e Kosovës të mos lëvizin me targat e ish-Jugosllavisë. /Telegrafi/