Telegrafi

Makinat e vitit 2018 janë duke u shitur shumë ngadalë

Të gjitha makinat që janë prodhuar më 2018, janë duke u shitur ngadalë dhe gjë që po i shqetëson shitësit

Në pikat e shumta të shitjeve, ka oferta të mira për makinat e prodhuara gjatë këtij viti, apo ato të vitit 2020 që ende nuk janë lansuar, mirëpo ka edhe shumë vetura të pashitura, që janë prodhuar një vit më herët, transmeton Telegrafi.

Tyson Jominy është zyrtari i të dhënave në institutin e analizave të automobilave në J.D. Power që ka bërë të ditur se gjatë muajit të kaluar, vetëm 3.5 për qind e makinave që janë shitur ishin të vitit 2018. Prej 1.4 milionë makinave, të vitit 2018 ishin vetëm 49 mijë.

“Ky është rezultati më i mirë, krahasuar në muajt e fundit të këtij viti, ku makinat e prodhuara me 2018 ishin më së paku të shitura” ka thënë Jominy.

Sipas tij, rënia e kërkesës për këto makina, është se prodhuesit kanë investuar rreth 1,000 euro nëpër makinat e reja, rritja e teknologjisë dhe sigurisë, janë arsye më tepër që të pritet për veturat e reja.

Kjo situatë po shqetëson më së shumti shitësit, sepse në pikat e shitjes ka shumë makina të parkuara, derisa ka mbaruar hapësira për makinat e reja që do të vijnë.

Lirimi i tyre në masë të madhe, është e pamundur sepse këto makina janë të shtrenjta dhe nuk kanë asnjë problem apo defekt, por janë shumë të mira. /Telegrafi/