Site icon Telegrafi

Makinat e policisë me GPS

Ky sistem monitorimi ndaj patrullave të përgjithshme, që përcjell në çdo sekondë në sallën operative lëvizjet e automjeteve të policisë dhe identifikon e ruan për një kohë të gjatë zonat më të patrulluara nga policia, është instaluar me tepër për ngjarjet që denoncohen. Vendosja e këtij sistemi pritet të eliminojë mos koordinimin e veprimeve mes efektivëve.

Ky inovacion ka sjelle ndikimet e para në tre komisariatet, pasi në mjaft ngjarje, autorët e tyre janë kapur në kushtet e flagrancës. “Vendosja e sistemit GPS shërben për arsyen e ndërhyrjes më të shpejtë në sektorin përkatës ku ndodh ngjarje. Me të marrë një njoftim patrulla më e afërt kalon te vendi problematik”, tha shefi i patrullave të Komisariatit 3, Engjellush Abdullaj, raportoi TCH./Telegrafi/
 

Exit mobile version