Site icon Telegrafi

Makina me tre familjarët bien në përrua në Turqi, i gjejnë rastësisht punonjësit e ndërtimit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e tre personave nga e njëjta familje ka ndodhur këtë të mërkurë në Erzurum të Turqisë.

Sipas mediave të huaja, 70-vjeçari Remzi Delibaş, bashkëshortja e tij Nevin Delibaş 67 vjeç, dhe e bija, Derya Delibaş 39 vjeç, ishin nisur nga Vani për në Stamboll, kur makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga në Erzurum dhe përfundoi 10 metra poshtë në një përrua.

Makina me tre familjarët u gjet nga punëtorët e një firme ndërtimi që kishin mbërritur në bregun e përroit për të marrë inerte.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet zjarrfikëseve dhe të xhandarmërisë, të cilët nxorën trupat dhe makinën nga përroi me ndihmën e një vinçi.

Po sipas mediave, përcjell javanews.al, të tre familjarët kishin ndërruar jetë.

Exit mobile version