Site icon Telegrafi

Makina rrëshqet në akull dhe bie në përrua, tetë të vdekur në Turqi (Video)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 8 personave ka ndodhur mëngjesin e së martës në Tekirdag të Turqisë.

Media turke raporton se në mesin e viktimave janë edhe 4 fëmijë e 2 gra.

Aksidenti raportohet të jetë shkaktuar nga akulli në rrugë.

Kalimtarë rastësorë, të cilët panë makinën në përrua lajmëruan ekipet e xhandarmërisë, të cilët mbërritën në vendngjarje së bashku me zjarrfikësit.

Pas nxjerrjes së makinës nga uji me ndihmën e një vinçi, autoritetet gjetën trupat e pajetë të 8 personave.

https://www.youtube.com/watch?v=sKMmAEX_ZaI

Exit mobile version