Telegrafi

Makina përplaset me trenin në Durrës, lëndohet 51-vjeçari

Një 51-vjeçar mbeti i lënduar në një aksident në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10, në rrugën “Asti Gogoli” në Shkozet.

Mjeti tip “Mercedes Benz” fugon me drejtues shtetasin I. M., është përplasur me trenin.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Ora News/