Telegrafi

Makina përplas për vdekje qytetarin me biçikletë në Orikum

Foto: Ilustrim

Një aksident fatal me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur në aksin nacional Vlorë-Orikum.

Mësohet paraprakisht se një makinë ka përplasur për vdekje një qytetar që udhëtonte me biçikletë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar më tej çështjen.

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara, automjeti tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh. Q., 23-vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëvizte me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /TCH/