Një aksident me pasojë vdekjen e një 65 vjeçari ka ndodhur në orët e para të kësaj të shtune.
Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”,personi me inicialet L. B., teksa drejtonte automjetin, ka përplasur këmbësorin 56 vjeçarin, M.K., i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Personi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, raporton euronews.al
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.