Telegrafi

Makina përplas për vdekje këmbësoren në autostradën Tiranë-Lezhë

Foto: Ilustrim

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur këtë mëngjes në aksin Lezhë-Tiranë.

Mësohet se një makinë e drejtuar nga H.A. banues në Kosovë ka përplasur për vdekje kalimtaren, A. M. vjeçe 54 vjeçe, banuese në Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, saktësisht tek mbikalimi i “Mbikalimi i Patokut”. Bëhet me dije se këmbësorja ka tentuar të kalojë rrugën në momentin kur është përplasur nga makina.

“Sot, rreth orës 07:15, në superstradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Shtetasja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstradës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /Telegrafi/