Automjeti tip “Fiat Punto”, me targa italiane, përplasi për vdekje një këmbësor që po priste në stacionin e autobusit. Viktima është Agron Zeka, 47 vjeç.
Policia, e cila mbërriti në vendngjarje shoqëroi drejtuesin e mjetit, Ferdinand Rama dhe po punon për mbledhjen e provave me qëllim zbardhjen e aksidentit. /Telegrafi/